Shërbimi për klientëtNë zyrën e përfaqësuesit të minoriteteve ka shërbim për klientët ku mund të kontaktoni
Në rast diskriminimi, përfaqësuesi i minoriteteve nis procedurat e nevojshme.
Përfaqësuesi i minoriteteve nuk siguron asistencë ndaj diskriminimit që nuk ka lidhje me etninë apo me të qënit i huaj. Në rast nevoje, ju drejtojmë te zyrëtari përkatës. Ju mund të kontaktoni me zyrën e përfaqësuesit të minoriteteve në mënyrat e mëposhtme:
Telefon
Numri telefonik i urgjencës është 071 878 8666 (çdo ditë 10-12). Në telefonin e urgjencës kryekontrollori jep këshilla për zbardhjen e çështjes si dhe vendos për veprimet që duhen ndërmarrë për shqyrtimin e mëtejshëm të çështjes.
Në telefon mund t’ju shërbejmë në finlandisht, suedisht ose anglisht.
Në raste urgjence, ka pushime dreke dhe pushime në rast mbledhjesh. Në këtë rast, telefonatat njoftohen për mundësinë për të rikontaktuar me shërbimin për klientët. Posta elektronike apo e zakonshme
Në rast diskriminimi dhe pyetjesh ju mund të na dërgoni postë elektronike në adresën ofm(at)ofm.fi. Letrat mund t’i dërgoni në adresën:
Vähemmistövaltuutetun toimisto
PL 26
00023 VALTIONEUVOSTO
Letrën mund t’ia dorëzoni edhe portierit në adresën Mikonkatu 25, Helsinki.
Nëse nuk dini finlandisht, suedisht apo anglisht ju mund ta dorëzoni letrën apo postën elektronike edhe në gjuhën tuaj amtare dhe zyra e përfaqësuesit të minoriteteve do e përkthejë atë. Kjo nuk i shkakton shpenzime klientit. Shpresojmë që teksti i letrës të mos jetë më shumë se dy faqe.
Gjëra për t’u vërejtur:
Shërbimet e zyrës janë falas. Telefonata i kushton klientit në bazë të operatorit që ai ka, nuk ka nevojë për pagesë shërbimi ekstra. Nëse rast nevoje mund t’ju kontaktojmë me telefon.
Takimet me klientët duhen vendosur paraprakisht në mënyrë që kryekontrollori i çështjes të rezervojë kohën e duhur për trajtimin e kësaj të fundit, të grumbullojë informacionet e nevojshme për trajtimin e saj dhe të sigurojë në rast nevoje prezencën e një përkthyesi. Kthehu Mbrapa Printo! |